About us

Agjencioni i modeleve "Kosovamodels" është formuar në Maj të vitit 2002. Si projekt kryesor i agjencionit ishte prezentimi i bukuris shqipëtare nëpër botë si dhe përmirësimi i imazhit sa i përket popullit shqiptar në përgjithësi. Dhe pas mundit që kemi bërë kemi arritur që të gjejmë bashkpunim serioz me shumë firma serioze e prestigjioze në botën e modës botërore. Së pari në Maj të vitit 2003 ne si agjencion bëjmë prezentimin e parë të modeleve ku me këtë rast mysafir ishte agjencioni nga Milano face4u. Kështu që për herë të parë në Kosovë Agjencioni ynë bën një prezentim ku mysafirët nga Italia u ndanë të kënaqur. Pas një kohe të shkurtër arritëm që në Kosovë për herë të parë të na vizitoj një agjencion i njohur botëror "METROPOLITAN" nga Parisi. Kështu që në Shtator të vitit 2003 bëmë prezantimin e dytë të Agjencionit tonë me modelet më të mira Kosovare ku mysafiri nga Parisi Aymeric Montlaur ishte ndarë shumë i kënaqur atë natë. Vlen të ceket se për herë të parë emitohet nje video klip nga kjo sfilatë e modës edhe në CNN dhe Fashion TV. Ne me këtë rast prezantuam firmën spanjolle MANGO nga Spanja dhe BITCIANI nga Italia. Agjencioni METROPOLITAN nga Parisi është një ndër 10 agjencionet më të njohura botërore ku në këtë agjencion kanë frekuentuar modelet e njohura botërore si Claudia Schiffer, Eva Herzigova, etj.

Po ashtu në Qershor të vitit 2004 organizuam sfilatën e dytë të modës po ashtu me mysafirë nga Parisi ku me këtë rast u zgjodh vajza e cila do të paraqitet në Paris në agjencionin e mirënjohur. Në prill të vitit 2005 për here të parë organizuam Javën e modës në Kosovë ku morën pjesë 10 firma e disajner vendor me përfaqësi të huaja që operojn në Kosovë si dhe 80 modelë të ndryshëm. E veçanta e kësaj jave ishte pjesëmarrja e madhe e fëmive modelë që ishte hera e pare që morën pjesë. Në nëntor të vitit 2005 organizuam edhe një here javëne modës koleksionin Vjeshtë-Dimër. Qëllimi që ky manifestim të bëhet tradicional si dhe të prezantohet edhe jashtë kufijve të Kosovës është arritur duke ftuar mysafirë të njohur nga bota e modës botërore . Mysafir special kësaj radhe do të jenë dy agjencionet më të njohura botërore agjencioni tashëm i njohur më përkrahjen që na ka dhënë "Metropolitan Model" nga Parisi dhe për herë të parë do të jetë agjencioni më i njohur në botë "ELITE Models" nga Parisi. Agejncioni ELITE është agjencioni më i njohur në botën e modës dhe kemi nderin që do të jetë mysafir special ku do të prezantohemi edhe më koleksione të dizajnerëve po ashtu edhe me modele tona.

Në Maj të vitit 2006 tradita vazhdon. Tanimë "Prishtina Fashion Week" ndërkomtarizohet dhe gjithnjë e më shumë vizitohet nga mysafirë të njohur të botës së modës. Kësaj radhe mysafirë ishte drejtori i agjencionit më të njohur botëror "ELITE MODEL MANAGMENT" nga Parisi. Pas prezantimit te kreacioneve prezantuam edhe modelet e agjenciionit ku me këtë rast zgjodhëm modën që do ta prezantoj Kosovën në mbrëmjen finale në Bangkok si dhe prezantimin në sfilita të njohura botërore.